Protesta e banorëve te ”Unaza e Re”, LSI: Rama të mos fshihet si frikacak
Edhe këtë të shtunë banorët e zonës së ”Astirit” në Tiranë, kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste, pas vendimit të qeverisë për shembjen e banesave të tyre.
Në vendngjarje ndodhet edhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari. Përmes një postimi në facebook, ai i është drejtuar kreut të qeverisë, me fjalët që të mos fshihet por të përballet me banorët.
”Edi Rama të vi të përballet me banorët dhe jo të fshihet skutave si frikacak. Qytetarët duhet të dëgjohen. Jemi pro zhvillimit të zonës por duhet transparenc dhe konsult publike. Duhet gjetur zgjidhje për këto banorë që kanë 28 vite që paguajnë taksat. Pse ka frikë Edi Rama të përballet me banorët e Unazës së Re?!”,-shkruan Braimllari.
KOHA JONË SONDAZH

