Protesta e banorëve të Unazës së re Tiranë

Nuk ndalon protesta e banorëve të Unazës së re. Ata kanë dalë sërish gjatë ditës së sotme në protestë.

Ata kanë bllokuar kalimin e automjeteve në rrugë pasi protestojnë pas projektit qeveritar për tu prishur atyre godant e banimit dhe bizneset

Nuk na kanë dhënë asnjë shkresë dhe se nuk kemi ku të ankohemi vijojnë të shprehen banorët e kesaj zone.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që edhe ditën e djeshme me qindra qytetarë kanë dalë në protestë tek Unaza e re, për të ndalur prishjen e shtëpive dhe banesave të tyre për interes të oligarkëve të Edi Ramës si janë shprehur ata.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të revoltuar ata shprehen se projekti ka ndryshuar duke bërë që përpos autostradës nga Pallati me Shigjeta tek Dogana, të ndërtohet edhe një rrugë dytësore paralele. Ata thanë se janë 270 objekte që janë njoftuar se do të shemben.

Unaza e Re është një rrugë e njohur tregtare ku prej 3 dekadash zhvillojnë veprimtarinë biznese në fushën e ndërtimit e të hidrosanitareve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?