Protesta e opozitës, ha cilat rrugë do të bllokohen

Policia e Tiranës ka njoftuar se nesër do të marrë masat e duhura për mbarëvajtjen e protestës së paralajmëruar nga opozita.  

Kështu gjatë ditës së nesërme do të jenë të bllokuara rruga  “George W Bush”, segmenti nga rruga e Elbasanit deri te sheshi “Partizani i panjohur”, si dhe do të ndalohet parkimi i automjeteve në këtë rrugë nga ora 08:00 deri më 12:30 .  

Komunikata e policisë  

Në datë 19 mars 2015, përmes shkresave të mbërritura në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, subjekti politik Partia Demokratike ka kërkuar zhvillimin e një proteste në rrugën “George W Bush”, pranë hyrjes së Kuvendit të Shqipërisë.   Policia e Tiranës do të marrë masat e duhura për zhvillimin normal të kësaj proteste.   Për këtë qëllim njoftohet se do të ketë bllokim të lëvizjes së mjeteve në rrugën “George W Bush”, segmenti nga rruga e Elbasanit deri te sheshi “Partizani i panjohur” .

 Gjithashtu do të ndalohet pjesërisht parkimi i automjeteve në rrugën e lartpërmendur, duke filluar nga ora 08:30 deri në orën 12:30 të datës 19 mars 2015.   

SHKARKO APP