Protesta e opozitës, MAS: Asnjë urdhër nuk është dhënë, për pezullimin e mësimit
Teksa sot është paralajmëruar një protestë e madhe e opozitës, Ministria e Arsimit dhe e Sportit nuk ka dhënë asnjë urdhër për pezullimin e mësimit ditën e sotme, për asnjë nga shkollat publike dhe jopublike. – “Nisur nga disa lajme shpërndarë në rrjetet sociale, ku nëpërmjet një foto montazhi që synon të sjelli imazhe të pavërteta, thuhet se Ministria e Arsimit dhe Sportit ka dhënë urdhër se ditën e enjte, datë 12.03.2015, do të pezullohet mësimi në të gjitha shkollat publike e jopublike për shkak të sigurisë së nxënësve, ministria përgënjeshtron këtë informacion të rremë. Nga ana e MAS nuk ekziston asnjë urdhër i tillë. Mësimi ditën e sotme do të zhvillohet normalisht”, theksohet ne njoftim. – “Shprehim keqardhjen, pasi të tilla informacione kanë për qëllim dezinformimin e nxënësve dhe publikut me qëllime dashakeqe”, – nënvizon në njoftimin e saj, Ministria e Arsimit dhe Sporteve.
KOHA JONË SONDAZH

