Protesta e opozitës, nis grumbullimi i qytetarëve para kryeministrisë
Opozita zhvillon pasditen e sotme protestën e katërt kombëtare në orën 18:30, ndërkohë para kryeministrisë ka nisur grumbullimi i qytetarëve.
Kërkesat e opozitës mbeten të njëjta, largimi i kryeministrit Rama dhe qeveri tranzitore që garanton zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk ka ende një skenar se si do të zhvillohet protesta e opozitës, ndërsa është folur se do të zgjasë për rreth 4 orë.
Në protestën e kaluar kombëtare, pati tensione dhe përplasje me policinë, e cila u përgjigj në të shumtën e rasteve me hedhjen e gazit lotsjellës.
Dje ne takimin me 300 te rinj te forumit rinor të partisë popullore evropiane, kryeopozitari Lulzim Basha ftoi të majtë e të djathtë në protestën e sotme duke deklaruar se beteja që kanë nisur prej muajit shkurt, është një betejë për Shqipërinë Evropiane.







KOHA JONË SONDAZH

