Protesta e opozitës, tensione përpara Bashkisë së Tiranës
Ditën e sotme opozita protestuar sërish përpara Bashkisë së Tiranës.
Protestuesit kanë bllokuar rrugën kryesore të kalimit të automjeteve, gjë që ka nervozuar qytetarët.
Një prej tyre ka dalë nga makina dhe i ka kërkuar protestuesve që të hapin rrugën për vijuar rrugën.
Kjo situatë ka tensionuar gjendjen mes tyre, sidomos pas refuzimit të tyre për të hapur rrugën.
“Hapni rrugën, kam fëmijët në shkollë”, shprehet qytetari i indinjuar.
Më pas protestuesit kanë zhvendosur podiumin në rrugë për të mos lejuar kalimin e automjeteve.