”Protesta e PD-së s’ka lidhje me mosbindjen civile”, Kikia: Nuk kanë një skuadër të gatshme për të qeverisur
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri sot me dije se opozita do të zhvillojë protestë kombëtare më 8 shkurt. Analisti Mentor Kikia thotë se aksioni i PD-së nuk është mosbindje civile, pasi ka vetëm protesta të herë pas hershme.
”Protestat e PD nuk kanë lidhje me atë që quhet mosbindje civile. Mosbindja është proces i vazhdueshëm dhe nuk është aksion politik që ndërmerret herë pas here. Megjithatë PD e ka emërtuar mosbindje, por është një mjet si protesta që thërritet herë pas here nga PD. Ka ftuar protestën e radhës përtej emërtimeve të Berishës si më e madhja në Shqipëri. Nëse do jetë vërtetë e madhe, do shikohet. Do jetë e madhe nëse do ketë pjesëmarrje masive. Mosbindja civile është mosbindja që ti i bën shtetit tënd”.
Nga ana tjetër, Kikia shton se opozita duhej të kishte një ekip të përcaktuar nëse do qeverisë vendin që edhe votuesi të njihet. ”Opozita do duhet të përcaktohej edhe një pjesë e ekipit qeveritar që të dihet për kë do votojnë. Krahas akuzave për qeverinë dhe korrupsionin, do duhej të ketë alternativën si duhet ti zgjidhë këto probleme. duhet të jetë mënyra si ti përgjigjesh kësaj të keqeje. Në mungesë të këtyre elementeve demokratikë, fushatat shndërrohen në tallava politike, ku të gjithë shajnë të gjithë. duan të ndikojnë qytetarin duke mos shkuar te thelbi, ballafaqimi real mes dy projekteve politike që qytetarët të zgjedhin”,-tha në ”Report Tv”.
KOHA JONË SONDAZH

