Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 14:18 Bayerni, Barcelona dhe Chelsea hidhen në sulm për mbrojtësin kroat të Brighton Mbrojtësi kroat Luka Vuškovic po tërheq vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha të Evropës. Sipas raportimeve të TEAMtalk, Barcelona, Chelsea dhe Bayern…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kryeministri Rama
  • Sherri në Kuvend
  • Protesta në Evropë
  • Dhuna policore
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Serbia zgjedhjet
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kryeministri Rama
  • Sherri në Kuvend
  • Protesta në Evropë
  • Dhuna policore
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Serbia zgjedhjet
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Protesta e së shtunës në Tiranë/Policia: 1 i ri në pranga, nën hetim 18 të tjerë

Aktualitet E diel, 13 Dhjetor 2020 11:48
Protesta e së shtunës në Tiranë/Policia: 1 i ri në pranga, nën hetim 18 të tjerë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Të shtunën në Tiranë u mbajt protesta e katër për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga efektivi i Policisë së Shtetit, por më shumë sesa protestë, ajo mbrëmë ishte një gjueti policësh ndaj të rinjëve, që kërkonin nëpër rrugicat e Tiranës çdo të ri për ta arrestuar. Policia e Shtetit, bën me dije se vetëm një person është arrestuar, ndërsa 18 të tjerë janë vënë nën hetim nga policia e Tiranës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas policisë, i arrestuari është A.M, 21-vjeç, pasi në rrugën “Myslym Shyri”, është konstatuar duke protestuar në mënyrë të paligjshme, ku ka kryer veprime të dhunshme në drejtim të punonjësve të policisë, duke hedhur ndaj tyre sende të forta si gurë, lëndë piroteknike si dhe sende të tjera, ku nga kontrolli fizik, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kanabis.

Mund t'ju interesojë

Zëvendësministrja e Brendshme: Shtatë efektivë policie të pezulluar, AMP po heton 55 persona

Zëvendësministrja e Brendshme: Shtatë efektivë policie të pezulluar, AMP po heton 55 pe...

Para 24 minutash
Protestat në Tiranë: 320 të lënduar, 646 të shoqëruar, mes tyre mbi 200 të mitur

Protestat në Tiranë: 320 të lënduar, 646 të shoqëruar, mes tyre mbi 200 të mitur

Para 42 minutash
Studentët refuzojnë dialogun me Ramën, rrokullisin ”stolat” e betonit

Studentët refuzojnë dialogun me Ramën, rrokullisin ”stolat” e betonit

Para 1 ore

Është bërë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim A.Sh (T)., 33-vjeç, pasi është identifikuar nga pamjet filmike si pjesëmarrës i protestës të datës 09.12.2020 dhe sërish pjesmarrës i protestës të zhvilluar ditën e djeshme. Si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 18 shtetas.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Arrestohet në flagrancë 1 prej pjesmarrësve në tubim pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet lëndë narkotike kanabisi, ndalohet edhe 1 shtetas i shpallur në kërkim për protestën e datës 09.12.12, sërish pjesëmarrës në protestën e djeshme si dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë 18 shtetas të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3 dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.M., 21 vjeç, pasi në rrugën “Myslym Shyri”, është konstatuar duke protestuar në mënyrë të paligjshme, ku ka kryer veprime të dhunshme në drejtim të punonjësve të policisë, duke hedhur ndaj tyre sende të forta si gurë, lëndë piroteknike si dhe sende të tjera, ku nga kontrolli fizik, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kanabis.

Gjithashtu është bërë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim A.Sh (T)., 33 vjeç, pasi është identifikuar nga pamjet filmike si pjesëmarrës i protestës të datës 09.12.2020 dhe sërish pjesmarrës i protestës të zhvilluar ditën e djeshme. Si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 18 shtetas.

Si pasojë e dhunës me gurë, sende të forta dhe lëndë piroteknike në drejtim të DVP Tiranë dhe punonjësve të Policisë të planizuar me sherbim për ruajtjen e këtij institucioni është dëmtuar në pjesën e syrit nga një kapsollë 1 punonjës policie.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjetë të përfshirë në veprime të dhunshme ndaj Policisë, pronës shtetërore dhe asaj private, si dhe për identifikimin dhe kapjen e organizatorëve të cilët kanë bërë dhe bëjnë thirrje në rrjetet sociale për të marrë pjesë në tubime të paligjshme.

Policia e Tiranës u bën thirrje të gjithë atyre që duan të protestojnë që të mbajnë parasysh se në këtë kohë të jashtëzakonshme për shëndetin e njerëzve tubimet e më shumë se 10 personave janë të ndaluara me ligj dhe po ashtu çdo përdorim dhune është i dënueshëm nga ligji. Gjithashtu, Policia e Shtetit sjell në vëmendjen e çdo nxitësi apo ushtruesi dhune ndaj uniformave të Policisë, se efektivët e saj e kanë për detyrë të reagojnë proporcionalisht dhe nuk do të ngurrojnë ta bëjnë këtë në asnjë rast dhe për asnjë arsye.

Etiketat e lidhura

arrestimePolicia e shtetitprotesta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bayerni, Barcelona dhe Chelsea hidhen në sulm për mbrojtësin kroat të Brighton
Para 10 minutash

Bayerni, Barcelona dhe Chelsea hidhen në sulm për mbrojtësin kroat të Brighton

Reagon sërish Rama: Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!
Para 11 minutash

Reagon sërish Rama: Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!

Conte sqaron zërat: Nuk ka asnjë tratativë të avancuar, me asnjë klub!
Para 22 minutash

Conte sqaron zërat: Nuk ka asnjë tratativë të avancuar, me asnjë klub!

Zëvendësministrja e Brendshme: Shtatë efektivë policie të pezulluar, AMP po heton 55 persona
Para 24 minutash

Zëvendësministrja e Brendshme: Shtatë efektivë policie të pezulluar, AMP po heton 55 persona

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 16 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare
Para 4 orësh

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

3 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 19 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 20 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.