Protesta e sotme e opozitës, ja kush do ta zëvendësojë Sahit Dollapi
Partia Demokratike do të zhvillojë sot një tjetër protestë kombëtare “për Shqipërinë si Europa”.
Por, PD ka njoftuar se ndryshe nga manifestinet e tjera antiqeveritare, ky i sotmi do të jetë një marshim proteste.
PD njofton për median se në pamundësi për të qenë në protestë për shkak të lëndimeve të marra nga policia, sekretari organizativ Sahit Dollapi do të zëvendësohet nga Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli.
“Qytetarët janë ftuar në këtë marshim proteste për mbrojtjen e demokracisë dhe shkëputjes së politikës nga krimi, si garanci për zgjedhje të lira e të ndershme dhe qeverisje të përgjegjshne qe punon për mirëqenien e qytetarëve.
Në këtë protestë mungon sekretari organizativ i PD, Sahit Dollapi, i cili po merr trajtim intensiv në spital nga plagët e rënda të dhunës. Sahit Dollapi ka qenë në çdo protestë pikë kontakti për policinë, siç e kërkon ligji, ndërsa sonte do të jetë Sekretari i Burimeve Njerëzore Ervin Minarolli”, njofton PD.
KOHA JONË SONDAZH

