Protesta e studentëve, Boçi: I mbështes si pedagog, jo si politikan

Deputeti i PD, Luçiano Boçi thotë se në protestën e studentëve të Elbasanit është si pedagog dhe jo si përfaqësues politik. Në një lidhje për Ora News, Boçi thotë se në takimin e zhvilluar mes studentëve dhe përfaqësuesve të Universitetit nuk është arritur  asnjë marrëveshje.

Boçi: Prej 30 vitesh jam pedagog i këtij universiteti. Kam pasur një kërkesë nga studentët që unë të jem i pranishëm dhe i mbështes ata. 

Ekzistenca ime profesionale dhe akademike me detyron që të jem pranë studentëve. Jetën akademike dhe politike e kam pasur afër studentëve. Unë i përçmoj të gjitha interpretimet me sfond politik. Prania ime është si pjesë e stafit akademike. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Është zhvilluar një takim me studentët dhe përfaqësues të Universitet. Nuk kanë rënë dakord studentët për një zgjidhje të ndërmjetme, sepse zgjidhja e ndërmjetme nuk e shmang VKM. Kërkesat e studentëve janë edhe për përgjysminin e tarifave dhe përmirësimin e kushteve të konvikteve. 

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/289304941790436/?t=0

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?