FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protesta/ Eurodeputetja Strik: Zëri i shqiptarëve do dëgjohet në Bruksel. Paulus: Qeveria kërkon t’ju intimidojë

Sot në ditën e 30-të të protestës, mes qytetarëve fjalën e morëne dhe pesë eurodeputetë. Eurodeputetja holandeze Tineke Strik shprehu mbështetjen e saj të plotë për kauzën e qytetarëve shqiptarë. Ajo vlerësoi qëndresën popullore dhe garantoi se zëri i tyre do të dëgjohet edhe në institucionet europiane në Bruksel.

“Solidaritet me popullin shqiptar që proteston. Vijoni me mobilizimin në protestë, fjala juaj do shprehet edhe në Bruksel. Do luftojmë për të njëjtat vlera si shqiptarët, për demokraci”, deklaroi eurodeputetja. Strik theksoi gjithashtu se kjo valë protestash është një tregues i qartë se shoqëria nuk pranon shtypjen e lirive themelore dhe kërkoi një kthesë në mënyrën se si funksionon pushteti në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurse eurodeputetja gjermane, Jutta Paulus përgëzoi qytetarët për qëndresën dhe theksoi se pasuritë natyrore të vendit nuk mund të shkatërrohen për interesat e oligarkëve. Ajo nënvizoi se nëse Shqipëria dëshiron anëtarësimin në Bashkimin Europian, qeveria duhet të anulojë urgjentisht ligjet e bëra me porosi.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Po luftoni për vendin tuaj, por edhe për të drejtat tuaja, për t’u dëgjuar. Sepse kjo është në ligjet evropiane. Nëse Shqipëria do bashkohet me BE, që ju e meritoni kaq shumë, atëherë qeveria juaj duhet të ndryshojë ligjin, duhet të heqë ligjin që kanë ndryshuar për miliarderët dhe që nuk e bënë për të mirën e shqiptarëve, por vetëm për xhepat e tyre dhe miqtë e tyre! Faleminderit për këtë protestë edhe pse qeveria kërkon t’ju intimidojë dhe t’ju largojë nga të drejtat tuaja”,-tha Paulus. Në fund të fjalës së saj, zbuloi një detaj mbi presionin e tentuar nga kreu i qeverisë për të bllokuar amendamentet në Parlamentin Europian, duke siguruar se Brukseli nuk do heshtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?