
Aulon Kalaja, kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, denoncoi rastin e një vajze të cilën e kanë akuzuar për djegien e Komisariatit nr.3, në një kohë që sipas tij, komisariati nuk ishte djegur.
Kalaja: Kjo vajzë, e cila mund të ishte motra jote, është dhunuar brenda komisariatit nr. 3. Unë nuk e kam verifikuar rastin sepse më ka shkruar edhe emrin e personit që e ka rrahur, por kjo është çuar në gjykatë. Kjo zonjë akuzohet se ka djegur komisariatin. Kjo dhe një vajzë tjetër. Dy vajza akuzohen se kanë djegur komisariatin 3.
Basha: Çfarë problemi ka këtu?
Kalaja: Është dërguar në gjykatë për djegien e komisariatit nr.3 në një orë që nuk ishte djegur komisariati. Ishte orari paradites, ndërkohë sulmi mbi komisariat është bërë pasdite. Dhe u pa që policë brenda komisariatit nr.3 godisnin me lëndë piroteknike dhe këtu dua të të bëj një pyetje ty se je ekspert. A lejohen mjetet piroteknike në Shqipëri?
Basha: Unë e di që ju do thoni që edhe ata 6 policë që u lanë përtokë aty, kanë rrahur veten. Nuk mund të mbrosh sulmin ndaj një komisariati.
