Protesta kundër daljes nga BE, mbi 2 milion njerëz firmosin peticionin

Në rrugët e Londrës kanë shpërthyer edhe protestat kundër daljes së vendit nga Bashkimi Evropian.

Protestat vijnë ndërkohë që në referendum morën pjesë 33.5 milionë njerëz, pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1992. Plot 51.9% votuan pro daljes së vendit nga BE-ja dhe pjesa tjetër votuan pro.

Megjithatë, ligjvënësi David Lammy thotë se rezultati i së enjtes është jo detyrues dhe Parlamenti duhet të votojë nëse Britania duhet të largohet nga BE-ja, potencialisht duke injoruar votën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai thotë se “ekonomia e vendit nuk mund të shkatërrohet në bazë të gënjeshtrave dhe arrogancës së Boris Johnson”. Kujtojmë se ish-kryebashkiaku i Londrës ishte politikani më aktiv për daljen e vendit nga BE-ja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, brenda ditës 2 milionë njerëz nënshkruan peticionin për të tërhequr referendumin.

Gazeta britanike “Daily Mail” shkruan se qeveria duhet të marrë në konsideratë peticionin e ri dhe se ai duhet debatuar në Dhomën e Përfaqësuesve, e cila ka të drejtë të nisë diskutimet kur nënshkruajnë 100 mijë persona.

Pjesa më e madhe e nënshkruesve janë banorë të Londrës dhe në radhët e studentëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?