Protesta/Lleshaj: Qytetarët të distancohen nga sulmi ndaj institucioneve
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar për protestën e opozitës dhe për flakët që rrethuan Kryeministrinë dhe Kryesinë e Kuvendit.
Ai thotë se askush nuk mund ta djegë Shqipërinë dhe i ka bërë thirrje protestuesve, që të dinstancohen nga sulmi ndaj institucioneve.
”Me Molotov nuk ndërtohet demokracia, por synohet të shkatërrohet Shqipëria. Por kjo gjë është e pamundur! Ftoj qytetarët e përgjegjshëm të distancohen nga sulmi ndaj institucioneve. Askush nuk mund ta djegë Shqipërinë përsëri”,-shkruan Lleshaj.
Me Molotov nuk ndërtohet demokracia, por synohet të shkatërrohet Shqipëria. Por kjo gjë është e pamundur!
Ftoj qytetarët e përgjegjshëm të distancohen nga sulmi ndaj institucioneve. Askush nuk mund ta djegë Shqipërinë përsëri!— Sandër Lleshaj (@SanderLleshaj) May 11, 2019
KOHA JONË SONDAZH

