Protesta-marshim, thirrja e Policisë për protestuesit

Policia e Shtetit i ka bërë thirrje protestuesve të ndalin goditjet provokuese ndaj policisë, edhe pse kjo e sotmja është një protestë marshim. Policia bën me dije se një punonjës policie ka mbetur i plagosur pas hedhes së disa lëndëve piroteknike në ambientet e Policisë së Shtetit.

Njoftimi:

Gjatë protestës së Partisë Demokratike përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u hodh një numër i madh kapsollash të ndaluara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si rezultat i këtyre goditjeve është lënduar një punonjës policie, i cili është dërguar në spital për trajtimin e nevojshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të protestës dhe protestuesve që të ndalojnë goditjet provokuese ndaj policisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?