Protesta ndahet në dy grupime, bllokohet qarkullimi i mjeteve në kryqëzimin e urës së Lanës

Protesta që prej tre muajsh vijon në Tiranë duket se ka marrë një tjetër zhvillim, pasi përçarja mes protestuesve është thelluar dhe tashmë ata janë ndarë në dy grupime.

Pas përplasjeve fizike të regjistruara gjatë javëve të fundit, protestuesit nuk janë grumbulluar më si zakonisht në një pikë të vetme përpara godinës së Kryeministrisë.

Edhe gjatë mbrëmjes së sotme, në bulevard janë vërejtur dy grupe të ndara. Njëri prej tyre ka qëndruar në vendin e zakonshëm, përpara Kryeministrisë, ku janë zhvilluar edhe fjalimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupimi tjetër, i drejtuar nga Visar Dalipi, i njohur ndryshe si “Banka e Fundit”, është zhvendosur në kryqëzimin pranë urës së Lanës. Ky grupim ka bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve në këtë aks.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndarja e protestuesve vjen pas tensioneve dhe përplasjeve të vazhdueshme mes tyre, duke sinjalizuar një përçarje gjithnjë e më të dukshme brenda protestës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?