FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protesta në botë, por edhe në Tiranë në mbështetje të Palestinës: Free Palestine (FOTO)

Në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, pasditen e së shtunës u mbajt një protestë në mbështetje të Palestinës, e cila është përfshirë në një konflikt të armatosur me Izraelin. “Jam Palestina a po më dëgjoni?”, “Lironi Palestinën”, “Shqipëria qëndron pranë Palestinës”, ishin disa nga pankartat që qytetarët mbanin në duar.

Protestuesit u shpërndanë nga forcat e policisë, ndërsa mes tyre kishte edhe fëmijë të vegjël. Protesta ka patur edhe në vende të ndryshme të botës, si Francë, Spanjë e Britani të Madhe.

Po ashtu, protestuesit pro-palestinezë janë mbledhur në rrugët e Los Anxhelos, New York, Boston, Filadelfia dhe qytete të tjera në të gjithë Shtetet e Bashkuara, duke kërkuar që të ndalojnë sulmet vdekjeprurëse ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës. Pati edhe shumë protestues hebrenj kritikë ndaj qeverisë së Netanjahut që mbanin parrulla me mbishkrimin “Jo në emrin tim”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Los Anxhelos të shtunën, protestuesit duke mbajtur parrulla me mbishkrimin “Palestina e Lirë” bllokuan trafikun në një rrugë kryesore, ndërsa në Nju Jork, turma të mëdha marshuan nëpër Brooklyn, duke brohoritur “Palestina e Lirë” dhe “Nga lumi në det, Palestina do të jetë e lirë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?