FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protesta, në Paraguai digjet Parlamenti (VIDEO)

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=_JyO2oFwo6Q” width=”560″ height=”315″]

Protestuesit në Paraguai i kanë vënë zjarrin kongresit të vendit, mes manifestimeve të dhunshme kundër një projektligji që do t’i mundësonte rikandidimin në zgjedhje presidentit vendas.

Kreu i partisë kryesore opozitare, Efrain Alegre tha se një aktivist ishte qëlluar për vdekje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kushtetuta e vitit 1992, e prezantuar pas 35 vitesh diktaturë, e kufizon Presidentin në vetëm një mandat 5-vjeçar. Por udhëheqësi aktual, Horacio Cartes po përpiqet të shfuqizojë një masë të tillë duke rikandiduar në zgjedhje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo ka mjaftuar për të ndezur gjakrat në shtetin amerikano-jugor. Pamjet treguan protestuesit teksa thyenin dritaret e i vinin zjarrin godinës së Kongresit në Asuncion, mbrëmjen e së premtes.

Manifestuesit e zemëruar hynë brenda godinës duke bastisur zyrat e atyre që mbështesin projektligjin. Policia përdori plumba gome dhe topa uji për shpërndarjen e turmës.

Mediat lokale raportojnë se dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur, përfshirë protestues, politikanë e efektivë të policisë. Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social Tëitter, presidenti Cartes apeloi për qetësi.
“Demokracia nuk mbrohet me dhunë dhe ju duhet të jeni të sigurtë se qeveria do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për të ruajtur rendin në Republikë”, tha ai.

Në një votim të fshehtë, që u zhvillua në një zyrë të Kongresit, 25 senatorë i dhanë dritën jeshile projektligjit. Projektligji duhet të aprovohet edhe në Dhomën e deputetëve, ku presidenti Cartes gëzon shumicën.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=5KIlaubBqqE” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?