Protesta në ”Rrugën e Kombit”, mediat Greke shkruajnë se…
Protesta e qindra banorëve të Kukësit, i ka ”vënë zjarrin” edhe medieve të huaja. Pas pasqyrimit në mediat më presigjoze si në Amerikë dhe në Europë, këtë herë zhurmë është bërë në median greke.
“Shqiptarët protestojnë kundër tarifës së rrugës nacionale, që u konsiderua tepër e shtrenjtë”,-shkruhet ne CNN.gr, ku përmenden episode të dhunshme që u shënuan mes policisë dhe qytetarëve.
“Opozita i kundërvihet qeverisë për çështjen që ka dalë jashtë kontrollit në fundjavë në Shqipëri. Çmimet e larta të taksës rrugore kanë shkaktuar indinjatë të thellë të popullit shqiptar dhe kosovar”, thuhet në media, të cilat e shoqërojnë lajmin me pamje nga incidentet e dhunshme.

KOHA JONË SONDAZH

