Protesta në Shkup, Ministria e Jashtme për akuzat e opozitës: Jemi në kontakt me studentët, diplomacia jo në Facebook

Të hënën në Shkup u mbajt protesta e studentëve, ndërkohë që ka pasur akuza për indiferencë të shtetit shqiptar ndaj shqetësimeve të studentëve shqiptarë. Ministria e Jashtme i cilëson të pavërteta dhe të padrejta këto pretendime dhe akuza të Bardhit, duke vënë theksin tek angazhimi i drejtprëdrejtë institucional dhe diplomatik i Tiranës zyrtare.

“Është krejt e pavërtetë dhe për më së paku e padrejtë të tentohet të krijohet përshtypja sikur shteti shqiptar ka qenë indiferent ndaj shqetësimeve të studentëve shqiptarë në Shkup. Përkundrazi, ka pasur angazhim të drejtpërdrejtë institucional dhe diplomatik. Ambasada e Shqipërisë në Shkup ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me studentët dhe me zhvillimet në terren.

Vetë Sekretari i Përgjithshëm i MEPJ, i gjendur në Shkup, është takuar personalisht me studentët për të dëgjuar shqetësimet dhe kërkesat e tyre legjitime. Institucionet shqiptare, as më parë e as në ketë rast, nuk kanë qëndruar pasive përballë kësaj situate. Është e tepërt të kujtohet se përfaqësitë diplomatike janë pjesë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe përfaqësojnë zyrtarisht shtetin shqiptar, kudo në botë, përfshirë në Maqedoninë e Veriut. Çdo angazhim diplomatik është angazhim i vetë shtetit shqiptar”, thuhet në reagimin që dha për Report TV zëdhënësi i MEPJ, Alteo Hysi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?