FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protesta në Tiranë, Arbër Hajdari: Shqiptarët nuk janë lepuj, por shqiponja

Këtë të martë në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë u mbajt një protestë mbështetëse për studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, dhe kauzës së tyre për gjuhën shqipe.

Arbër Hajdari iu bashkua protestës, duke përcjellë një mesazh të fortë solidariteti dhe bashkimi kombëtar.

Në protestë morën pjesë qindra qytetarë, studentë dhe aktivistë, të cilët marshuan me flamuj kombëtarë dhe pankarta mbështetëse për shqiptarët në RMV. Protestuesit kërkuan më shumë vëmendje dhe mbështetje për të drejtat e studentëve shqiptarë, ndërsa theksuan rëndësinë e unitetit kombëtar përtej bindjeve politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arbër Hajdari tha se shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar në mbështetje të njëri-tjetrit, ndërsa shprehja e tij “Shqiptarët nuk janë lepuj, por shqiponja” u prit me entuziazëm nga pjesëmarrësit dhe mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?