Protesta në Tiranë kundër projektit të Zvërnecit dhe terapive hormonale, qytetarët mblidhen sot në Sheshin “Skënderbej”

Qytetarë dhe aktivistë pritet të mblidhen pasditen e sotme në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të protestuar kundër projektit të parashikuar në zonën e Zvërnecit, një çështje që ka shkaktuar debat të gjerë publik dhe reagime të forta ditët e fundit.

Protesta, e paralajmëruar për në orën 18:00, do të zhvillohet nën sloganin “Shqipëria nuk është në shitje”, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se pjesëmarrësit do të marshojnë në disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit për të shprehur kundërshtinë ndaj ndërhyrjeve që, sipas tyre, prekin zonat e mbrojtura dhe interesin publik.

Sipas organizatorëve, tubimi vjen si reagim ndaj zhvillimeve të fundit në Zvërnec, ku ditët e fundit janë raportuar tensione dhe përplasje gjatë kundërshtimeve ndaj projektit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paralelisht, në të njëjtën orë është paralajmëruar edhe një tjetër protestë kundër terapive hormonale për ndryshimin e gjinisë në shërbimet shëndetësore pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), e organizuar nga Aleanca për Familjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë tubim është njoftuar se do të marrë pjesë edhe Partia Demokratike, e cila ka bërë të ditur anulimin e foltores së zakonshme të së hënës para Kryeministrisë.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, Partia Demokratike deklaroi se, në funksion të zhvillimeve shoqërore dhe politike, do t’i bashkohet protestës së Aleancës për Familjen në mbështetje të kauzës së saj kundër terapive hormonale, të cilat organizatorët i konsiderojnë pjesë të një agjende që, sipas tyre, cenon familjen.

Tubimet pritet të zhvillohen në qendër të kryeqytetit duke nisur nga ora 18:00.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?