Arrestime, gaz lotsjellës, kontrolle rrugicë me rrugicë dhe rinia që nuk dorëzohet përballë dhunës

Policia e Shtetit ka ushtruar dhunë ndaj të rinjve në Tiranë. Efektivë të shumtë janë shpërndarë në zonën e ish-Bllokut ku kanë ndaluar të rinjë që kishin vetëm parulla. Gaz lotsjellës kudo në qendër, sidomos në ish-bllok. Edhe rruga “Myslim Shyri” arenë përplasjesh mes policisë dhe të rinjve.

Zona e Shallvareve është mbushur me skuadrat policore “Shqiponja” dhe policë pa uniformë.

Mësohet se po ndalohen edhe të rinjë të cilët nuk kanë lidhje me protestën, por vetëm se janë të rinjë.

Dëgjohen britma vajzash të reja të cilat kërkojnë t’ju lirojnë shokët e tyre apo të afërm, pasi janë arrestuar me forcë dhe pa asnjë shpjegim.

Kjo që po ndodh mbetet absurde që shoqërojnë në polici sapo shikojnë një ri apo të re që ecin në rrugët kryesore apo në ish-bllok. Pamjet që transmetoi news24 kur një i ri që bërtiste “jam i pafajshëm” dhe shoqërohej nga dy persona me uniformë civile, ishin shokuese. Ai thoshte emrin që ti lajmëronin familjen se po më marrin me forcë dhe se nuk kam bërë asgjë. Mbiemrin u dëgjua se e kishte Kastrati dhe po kërkonte ndihmë.

Pamje të tilla si në filmat me mafie po shikohen sonte në rrugicat e Tiranës.

Arrestimet janë pa asnjë shkak, vetëm se ecin rrugëve në punët e tyre. Forca policie kanë hyrë edhe në rrugica lagjesh afër qendrës.

Një manifestim policor dhune që ndodh pa asnjë justifikim dhe si shenjë force e qeverisë ndaj të rinjve.

SHKARKO APP