Protesta në Unazë, në burg 3 banorët e Astirit

Pas seancës gjyqësore të zhvilluar deri pak më parë në Gjykatën e Tiranës është vendosur që treshja e arrestuar gjatë protestimit në zonën e Unazës së Re të lihet në burg. Mbi Ilir Katirajn, Gramoz Shehun dhe Skënder Dodën, të cilët morën masë arresti me burg, rëndojnë akuzat “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” si dhe bllokimi i rrugës. Ju kujtojmë se ka shkuar në 6 numri i të arrestuarve, pas 3 arrestimeve të fundit të Eduard Ferhati, 27 vjeç; Ruzhdi Daci, 54 vjeç dhe Tomor Gjata, 56 vjeç, të tre banues në rrugën “Teodor Keko”. Me ndryshimet e bëra së fundmi në Kodin Penal, bllokimi i rrugës dënohet deri në 3 vite burg.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?