FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”Protesta nuk ndalet nga kërcënimet”, Progni: Asnjë kompromis me sistemin, Rama dhe Berisha në burg

Eksperti i IT, Gent Progni, i cili është një nga organizatorët e protestës, tregon për tentativat për përçarje dhe mesazhin e prerë që bashkon të gjithë protestuesit në shesh. Për të politika ka tentuar ta përçajë lëvizjen që nga dita e parë, duke përdorur profile false dhe duke përhapur lajme të rreme, siç ishte pretendimi se ai ndodhej nën hetim nga SPAK. Ai theksoi se është i gatshëm të japë edhe jetën për këtë kauzë dhe se nuk ka ndërmend të bëjë asnjë kompromis me sistemin aktual.

”Ka pasur tentativa për përçarje nga politika që ditën e parë. Kam thënë që çdo përgjigje nuk duhet të jetë flakë për flakë, duhet dëgjim e komunikim, pastaj protesta. Ka pasur raste që janë publikuar edhe informacione false, që gjasme unë jam nën hetim nga SPAK. Është një tentativë për të dëmtuar njerëzit që janë me shpirt aty. Unë jam gati të jap edhe jetën, unë nuk dua të largohem nga Shqipëria. Vij nga një krahinë që nuk e ka pushtuar asnjë pushtues në Shqipëri. Më mirë iki nga Shqipëria dhe nuk bashkëpunoj me këtë sistem. Kanë dalë disa grupime që mundohen të kapin protestën. Kam pasur një diskutim me partitë e vogla që të vijnë pa logo partish, sepse nuk është protestë e partive dhe fatmirësisht e kemi gjetur këtë akord. Partitë e vogla fitojnë nga kjo protestë në çdo skenar”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër Progni shpjegoi se protesta synon një ndryshim rrënjësor të sistemit politik, duke kërkuar jo vetëm dorëheqjen e kryeministrit, por edhe një ndarje të re, horizontale, të mandateve, me qëllim që pushteti të mos mbetet në duart e një njeriu të vetëm. ”Protesta mund të nxjerrë edhe deputetë të pavarur, por të largohet fuqia madhore që ka kryeministri sot. Aty janë të gjitha llojet e rrymave. Ka të majtë, të djathtë, ambientalistë, njerëz nga shoqata të ndryshme, por i bashkon një qëllim, Shqipëria e shqiptarëve, Rama në burg, Berisha në burg! Shqipëri e re! Media të pavarura dhe duam të falënderojmë News24 që na transmeton çdo ditë aty”, tha Progni në ”News 24”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?