Protesta para SPAK për Veliajn, reagon Bardhi: Policia i ka braktisur prokurorët e gjyqtarët

Kryetari i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi, thotë se braktisja nga Policia e Shtetit e gjyqtarëve dhe prokurorëve në krye të detyrës është krim i rëndë shtetëror. Reagimi vjen për protestën që po zhvillohet ditën e sotme para SPAK për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Bardhi u ka bërë thirrje uniformave blu që të ndalojnë zbartimin e urdhërave që sipas tij janë të paligjshëm dhe të qëndrojnë me përkushtim në krye të detyrës.

Reagimi i plotë

Braktisja nga Policia e Shtetit e gjyqtarëve dhe prokurorëve në krye të detyrës është krim i rëndë shtetëror!

Mosprezenca e Policisë së Shtetit në grumbullimin e paligjshëm të punonjëve të Bashkisë së Tiranës në GJKKO dhe SPAK, është një akt i paprecendent presioni nga pushteti.

I bëj thirrje punonjësve të ndershëm të Policisë së Shtetit, që të refuzojnë zbatimin e urdhrave të paligjshëm dhe jenë në krye të detyrës, me përkushtim ndaj Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane.

Edi Rama duhet të heq dorë menjëherë nga metodat kriminale të presionit ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve në detyrë. Kjo është Republika e Shqipërisë, jo shteti privat i mafiozit Edi Rama!

SHKARKO APP