Protesta për dëmshpërblimet, shoqërohen në polici 4 banorë të Nënshkodrës

4 protestues të zonës së Nënshkodres janë shoqëruar në mjediset e drejtorisë së policisë qarku Shkoder ku janë marrë në pyetje lidhur me këtë organizim. Paulin Maçi njëri nga protestuesit, pak përpara se ti drejtohej komisariatit, thekson se këto janë thjesht presione për të mos zhvilluar më protesta, të cilat kanë qënë tërësisht të ligjshme. Ai shton se gjatë të gjithë kësaj periudhe ka patur presione që të mos marrë pjesë në këto protesta.

Për rastin në fjalë ka reaguar edhe dega lokale e partisë demokratike. Zëdhënësja Benardeta Syku e quajti shkelje flagrante të të drejtave të njeriut veprimin e uniformave blu, ndërsa theksoi se PD mbështet fuqishëm protestën për paratë e përmbytjeve.

Kjo e shtunë shënoi protestën e katërt të banorëvë të nënshkodres, ku kërkojnë dëmshpërblimin e përmbytjeve të 2010 – 2011.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?