Protesta për Eglin, prek e motra: 4 b@rbarë i morën jetën, 3 prej tyre u lanë të lirë. Kanë 9 ditë që pinë raki

Motra e Egli Progës, e pranishme në protestën-marshim para Kryeministrisë, se ai u vra nga 4 kriminelë në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Ajo theksoi se 42-vjeçari u qëllua nga 4 barbarë, ku një prej të cilëve u dorëzua në mënyrë të kontrolluar, ndërsa 3 të tjerët janë lënë të lirë dhe kanë 9 ditë që pinë raki.

”Prokurorja që la barbarët të pinë raki u hoq nga çështja pas kërkesës sime. Horri që ka marrë përispër vrasjen është organizuar që ta marrë ai që të shpëtojnë të tjerët. Ky maskara kur u dorëzua në polici, tha se Eglin nuk e preku fare me dorë. Përse u dorëzua kur nuk ka prova? Sepse thanë se Egli vdiq nga pija? Një nga vrasësit e vëllait tim fjeti gjumë dhe thirri avokatin për t’u dorëzuar.

Ky maskara tha se Egli vdiq vetë, nuk e preku me dorë. Policia e pa për 30 minuta që lëngonte në rrugë dhe nuk e prekën me dorë. Maskarai që e vrau e pa dhe nuk e ndihmoi. Ai ka emër, Leonidha Guçe”, u shpreh ajo.

SHKARKO APP