Protesta për Klodianin/ Rama: Abuzimi me të miturit e rëndë, ka analistë që predikojnë dhunën

”Ata nuk janë të vetëdijshëm për atë që bëjnë. Janë fëmijë të abuzuar”,-tha kryeministri Edi Rama, teksa u pyet lidhur me dhunën e ushtruar nga protestuesit ditët e fundit në për vrasjen e Klodian Rashës. Rama ka kritikuar opinionistët që nxisin protestat e dhunshme duke thënë se po kryejnë një akt kriminal. Rama ka bërë edhe një krahasim duke sjellë në vëmendje organizatën terroriste Bokoharam duke thënë se abuzon me të miturit.

”Mendoj që është fatkeqësi e madhe që njerëz me eksperiencë, njerëz me prani publike me përgjegjësi publike si ato që ashtu quhen opinionistë apo analistë. Që shfaqen nëpër ekrane dhe shprehin opinionet e tyre nëpër portale. Të jenë kaq të pandjeshëm kaq të ndërkyrer ndaj qeverisë dhe kaq të mbushur me një ndjenjë hakmarrje, për një mijë arsyet e tyre. Sa të mos e ngrenë zërin për një fakt tmerrësisht të trishtueshëm që është shfaqur këto ditë në Shqipëri. Për faktin e abuzimit me të miturit. Dhe ta intepretosh këtë shfaqje si shpërthim zemërate popullore. Si shëmbëlltyrën e një revolte gjenuine që vjen nga një fustrim i shoqërisë. Si një shembull për tu marrë për vandalizma, do të thotë që duhet të jemi të alarmuar. Jo unë si KM. Askush nuk lind dhe vdes KM. Por je qytetar i këtij vendi dhe je prind në këtë vend. Je edhe pasues i të tjerëve para teje. Si banorë të këtij vendi dhe të tjerë do të vijnë. Është përtej skandalozes dhe një turp i pashoqë. Të shikosh njerëz që të kenë arsyet e tyre. Por të riabuzojnë të miturit duke i përdorur si argument për të vazhduar të pikturojnë një panoramë të një revolucioni latent. Që ka kohë që e nxisin dhe e presin është rënie në një nivel që është katastrofë. Argumentojnë dobinë që ka për shoqërinë djegia e objekteve të pronës publike”,-ka thënë Rama.

SHKARKO APP