Protesta për Klodianin zhvendoset tek Kryeministria: Jemi tek koka e KRIMIT, tek Edi Rama
Protesta masive që nisi para godinës së Ministrisë së Brendshme është zhvendosur para Kryeministrisë. Megjithë shiun e rrëmbyeshëm mijëra qytetarë kanë dalë në tubim për të kërkuar drejtësi për vrasjen nga policia të 25-vjeçarit, Klodian Rasha. Qytetarët kërkojnë drejtësi dhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Një prej protestuesve u shpreh për gazetarët se të gjithë do të shkonin tek ai që u cilësua tek koka e krimit. ”Do ikim atje, tek koka e krimit, tek Edi Rama”,-tha qytetari. Shokët e viktimës kanë qenë të pranishëm në protestë , ku njëri prej tyre me lot në sy i është drejtuar një efektivi i policie se kë po mbronte, pasi në vend të Klodianit mund të ishte kushdo, mund të ishte edhe nipi i tij. “Mund të ishte nipi yt që kthehet në shtëpi, kë po mbron?”, shprehet shoku i viktimës.
Qytetarët kanë rrëzuar pemën e krishtlindjeve të vendosur para Kryeministrisë. Ndërkohë në tubimin te Ministria e Brendshme pati përplasje me Policinë gjatë momentit që qytetarët tentuan të hyjnë në godinën e ministrisë.
Një gazetar ka mbetur i plagosur gjatë përplasjeve. Andi Llabuti, gazetar i JOQ, është gjakosur nga përplasja me policinë. I lënduar ka mbetur dhe këngëtari Arkimed Lushaj (Stresi), si dhe një punonjës i policisë.
VIDEO LIVE/Protesta para Kryeministrisë
FOTO GALERI/Protesta para Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë
Lexoni edhe…
- Si mund të vritet 25-vjeçari vetëm se theu orën policore?!
- Protesta te Ministria e Brendshme, plagoset një gazetar
- Presidenti: Prokuroria të vërë para përgjegjësisë autorët e vrasjes së Klodian Rashës
- Sonila Meço: Pse është i rëndësishëm presioni publik në zbardhjen e vrasjes
- Dyshime për falsifikimin e provave: Arma që gjeti policia nuk ka lidhje me ngjarjen
- Berisha: Policia hodhi armën në rrugë, Klodiani u vra pas shpine
- Vrasja e Klodianit/Të rinjtë marshim-protestë para Kryeministrisë
- Vrasje nga policia, sot protestë masive para Ministrisë së Brendshme
- Vrasja e 25-vjeçarit/ SHÇBA: Polici kapërceu kufijtë e mbrojtjes
- Petrit Vasili: Lleshaj shporru, ç’pret më!
- Opinion/ Polici tërhoqi këmbëzën, Klodjanin e vrau qeveria
- Oerd Bylykbashi: Të vdesësh në ditën e rinisë
- Ylli Manjani: Është vrasje me dashje, jo kapërcim i mbrojtjes së nevojshme