Protesta për plehrat në Kamëz, ambientalistët: Të shpallet gjendje emergjence
Qytetarë dhe ambintalistë kanë dalë sot në një protestë për mbetjet në Kamëz, të cilat janë bërë një problem për qytetarët në këtë zonë.
Ambientalisti Sazan Guri tha se do ti bëjnë thirrje, kryebashkiakut të Kamzës Xhelal Mzi, më pas atij të Tiranës Erion Veliaj që të marrin masa gjendjen ku ndodhet Kamza si pasojë e mbeturinave.
Sazan Guri: Ne do ti bëjmë thirrje kryebashkiakut të Kamzës, pastaj atij të Tiranës. Nuk mundet që një qytet apo një kryeqytet i Tirana të kenë dy vende për mbetje edhe në Sharrë edhe në Kamëz. Më pas do ti drejtohemi kryetarit të Kuvendit dhe Presidentit, apo edhe Prokurorit.
Ambientalistët i kërkuan kryebashkiakut të Kamzës që ta shpallë gjendje emergjence, duke i kërkuar që mbetjet ti çojnë në Sharrë dhe kjo zonë të fillojë të rehabilitohet.

