Protesta për rrugën – Ndalohen dy banorë të Kallmit: Penguan nxënësit të shkojnë në shkollë
Policia e Fierit ka ndaluar dy banorë të fshatit Kallm i Vogël, ndërsa ka nisur procedim penal ndaj një banori tjetër.
Policia thotë se Bedri Xhafa 43 vjeç, Namik Buzi 50 vjeç dhe S.B 45 vjeç kanë penguar fëmijët e fshatit për të shkuar në shkollë.
“Këta shtetas, për disa ditë me radhë kanë dalë përpara në oborrin e shkollës “9-Vjeçare” të fshatit Kallm i Vogël, duke mos lejuar të shkojnë në shkollë disa nga fëmijët e kësaj shkolle.Githashtu këta shtetas kanë përdorur dhe shprehje të ndryshme fyese e kërcënuese ndaj prindërve të fëmijëve, si edhe kanë penguar të shkojnë në shkollë edhe fëmijët e tyre të mitur” bën me dije policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.
Banorët e fshatit Kallm i Vogël kanë protestuar në vijim që prej nisjes së vitit të ri shkollor lidhur me gjendjen e keqe të rrugës së fshatit.
Në mungesë të gjetjes së zgjidhjes, ata pezulluan frekuentimin e procesit mësimor të fëmijëve të tyre për javë me rradhë. /Ora News/
KOHA JONË SONDAZH

