Protesta për Sabrinën, qytetarët: Gjyqtarët të varen në mes të Tiranës

”Gjyqtarët të varen në mes të Tiranës”,-është një nga thirrjet e shumta që u thanë në protestën që dhjetëra qytetarë mbajën në Tiranë për vrasjen e 23-vjeçares nga ish-burri i saj.

Qytetarët me pankarta në duar janë shprehur përmes mesazheve se duhet të vihet drejtësia për viktimën dhe shumë prej grave që janë dhunuar apo vrarë brutalisht nga bashkëshortët e tyre.

“Vrasja e vajzave dhe grave është pandemi, ku janë vaksinat?”, shkruhej në njërën prej pankartave. “Harram tamli nanës”. “Kryeministër në fillim duhen varur në mes të Tironës policë, gjyqtarë, prokurororë, psikologë”.

Sabrina Bengaj është viktima e 14 grua për vitin 2021. që u vra nga bashkëshorti i saj në mënyrë të pafajshme.

SHKARKO APP