Protesta përballë komisariatit

Nga Parku i Liqenit, protesta e shoqërisë civile u zhvendos në Komisaritan Nr.1, ku po mbahen të izoluar 8 vetë. Të rinjtë u ulën përballë komisariatit në shenjë proteste për shoqërimin e shokëve të tyre duke bllokuar rrugën. Policia nuk dha asnjë arsye se përse janë arrestuar 8 vetë, ndërkohë që kërkoi largimin e të rinjve nga rruga përballë komisariatit. Rreth orës 16;40 minuta policët tentuan t’i largojnë forcërisht protestuesit që kanë rezistuar. Disa prej tyre u moren me dhune ne Komisariat.

SHKARKO APP