Protesta/Policia e Elbasanit rrëmben qytetarët (FOTO)

Policia e Elbasanit merr peng qytetarët që marin pjesë në protestat e opozitës. Është ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ai që e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në facebook. Duke postuar edhe foton e të riut që mbahen peng në drejtorinë e Policisë së Elbasanit, Boçi shprehet se kjo nuk është policia e shtetit por policia e juntës.

Postimi i plotë

Policia e Elbasanit rrëmben e mban peng në ambjentet e Drejtorisë së policisë, qytetarët pjesëmarrës në protestat. Frika deri në palcë, ka detyruar Ramën e Lleshajn të nxjerrin urdhërat e tyre politikë për mbajtjen peng të qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me verbëri politike dhe si jeniçere e bindur, pa profesionalizëm e personalitet, policia i ka rrëmbyer ata që prej orës 13.00. Rrëmbimi dhe privimi i lirisë së tyre bëhet sipas justifikimit se janë të rrezikshëm. Shiheni vetë në foto rrezikshmërinë e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Privilegjet e lirisë sot i gëzon nën këtë regjim policor vetëm krimi, killerat dhe grabitësit. Kjo nuk është policia e shtetit por policia e juntës. Protesta nuk ndalet me truket e shëmtuara të regjimit të neveritshëm të Ramës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?