Protesta, qytetarët: Kryeminstër mbaj premtimet, mos sill plehra (FOTO)
Përpara Kryeminstrisë, aktivistë, shoqëria civile e qindra, mijëra qytetarë, kërkojnë që ligji që lejon importimin e plehrave, të mos miratohet.
Ata janë mbledhur para selisë së qeverisë, ndërsa bëjnë thirrje që kryeministri Edi Rama të mbajë premtimin e dhënë në vitin 2013 dhe të mos sjellë plehra në vendin tonë.
“Në vitin 2013 Edi Rama e mbajti premtimin dhe e rrëzoi ligjin e plehrave, por sot pas tre vitesh i njëjti njeri tani në karrigen kryeministrore ka miratuar importimin e plehrave. Ne i bëjmë thirrje Edi Ramës që të mbajë premtimin, të mos sjellë plehra në Shqipëri”, tha njëri nga organizatorët e protestës.
Ndërkaq qytetarët në kor janë shprehur që të mos sillen plehra në vendin tonë.





KOHA JONË SONDAZH


















