Protesta “Reforma nuk kalon” injorohet totalisht nga qeveria Rama

Studentë të fakulteteve të ndryshme kanë dalë sërish sot para godinës së kryeministrisë për të protestuar kundër reformës së arsimit të lartë.

Para disa javësh ky ligj ka marrë miratimin e qeverisë. Sipas Ministrisë diskutimet e mëtejshme për këtë ligj do te nisin në muajin maj. Kryeministri Rama, e ka injoruar deri tani protestën dhe është shprehur i vendosur për “të vënë dorë” mbi degradimin e Arsimit të Lartë, qoftë atij publik apo dhe atij privat .   

Sakaq, sot studentët i bënë thirrje të rinjve të tjerë t’i bashkohen atyre, dhe ngulin këmbë se protestat do të vazhdojnë edhe më tej. Numri i pjesëmarrësve në protestën e stome, krahasuar me atë që ndjekin universitetin publik nuk kalonte as 1 për qind.

Në ptotestë një studente u shpreh se : “Protesta do të vazhdojë sepse kemi të drejtën tonë. Unë jam në vit të dytë në  fakultetin e Histori-Filologjisë. Më shumë na shqetëson rritja e tarifave. Pas 1 viti do futem në master dhe nuk dihet sa do shkojë çmimi,” – theksoi studentja.

Sakaq, edhe pse studentët dolën sot në protestë, si edhe herë të tjera bashkë me disa pedagogë të pakënaqur, reforma në Arsimin e Lartë duket se nuk kanë shumë lidhje me kërkesat e tyre. Tarifat janë rritur në mënyrë  progresive me kalimin e viteve. Senati i Universitetit të Tiranës dhe disa pedagogë e kanë kundërshtuar reformën, sidomos nenin ku përcaktohet ndarja e fondeve publike. Kjo për faktin se për herë të parë qeveria kërkon të financojë edhe për masterat e doktoraturat që merren në universitetet Private.       

Por megjithatë, nga asnjë palë nuk diskutohet për cilësinë në universitete, për abuzimet me diplomat dhe për shpërdorimin e fondeve publike sa i përket kërkimeve shkencore nga ana e Universiteti Publik. Kritika ta vazhdueshme ka pasur ndaj oborrit akademik, gjatë këtyre viteve, për mungesën e kërkimeve shkencore. Literatura në universitetet tona bazohet kryesisht në përkthime të kërkimeve të huaja shkencore, ndonëse fondet jepen për kërkime të mirëfillta shkencore. Qeveria është e vendosur që me anë të reformës në arsim të rrisë më tej cilësinë, garën, dhe të nxisë kërkimet shkencore.

Kësisoj, nga Ministria e Arsimit dhe e Sporteve, përveç vendosmërisë që reforma do të realizohet, theksohet se universitetet private nuk mund të lihet jashtë vëmendjes së qeverisë, për të degraduar në dhënien e diplomave në masë, madje edhe të disa studentëve që nuk shkojnë  asnjë ditë në shkollë. Çuditërisht, as pedagogët dhe as studentët e publikut nuk protestuan asnjë ditë mbi këtë fenomen. Kështu, edhe protesta e fundit ndaj Reformës në Arsimin e Lartë, konsiderohet nga pala e qeverisë, më tepër si një pakënaqësi e një pjesë të ulët të pedagogëve, që e dëshirojnë arsimin në gjendjen e mjeruar ku është katandisur,  apo si diçka normale për të protestuar në një vend demokratik si Shqipëria.

SHKARKO APP