Protesta, Shehi: Nuk do të marrë pjesë, nuk ndaj të njëjtën ide me Berishën dhe Metën

Kreu i LZHK-së, deputeti Dashamir Shehi e përjashton veten nga protesta e thirrur nga Sali Berisha më 11 shkurt, kjo për shkak të ndasive që ka si me kreun e PD-së dhe atë të Partisë së Lirisë. Ai thekson se populli duhet të reagojë ndaj çdo të keqeje në këtë vend.

Deputeti Shehi tha: “Unë nëpër tribunë nuk hypi. Nuk ndajmë të njëjtat ide me ta, por gjykoj që çdo njeri e grup politik e shoqëria civile e biznesi duhet të reagojë ndaj kësaj situate. Si qytetar i jam bashkuar të gjitha protestave, si njeri politik nuk ndaj të njëjta ide as me Berishën e as me Metën.

Ata kanë krijuar një shteg politik. Unë gjykoj që kemi nevojë për adresa të reja politike, nuk riciklojmë vetveten pafundësisht. Këtu kanë ndodh gjëra në çdo kohë edhe në kohën e Metës e Berishës, duhet të largojmë Ramën kjo na bashkon, por nuk duhet të vazhdojmë qorrazi besnik të partisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?