Protesta te ”5 Maji”, 97-vjeçari: Më mirë të na pushkatojnë, sesa të na prishin shtëpitë

97-vjeçari Nik Sokoli është njëri prej banorëve që banesa u prish. Gjatë protestës së sotme te zona e ”5 Majit”, Sokoli është shprehur se në një shtet demokratik janë të pranishme edhe protestat, duke theksuar se ata nuk kanë asnjë problem me policinë.

I moshuari tha se më mirë t’i pushkatojnë e të vdesin, se sa t’ju prishin shtëpitë dhe të mos u japin paratë.

”Ky ka shtet demokratik, ka edhe protesta. Ne nuk kemi ndeshje me Policinë. Ndoshta u thotë Edi Rama pushkatojeni popullin, por nuk duhet. Më mirë të na pushkatojnë e të vdesim, sesa të na prishin shtëpitë e të mos na japin paratë. Rruga të bëhet, por edhe të na japin paratë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?