Protesta te liqeni kunder ngritjes së 17 katshit
Nje grup aktivistesh tes hoqërise civile protestoi këte te diele kundër ndërtimit të kompleksit të pallateve 17-katësh, në afërsi të digës së Liqenit Artificial në Tiranë. Qytetarët dhe Shoqëria Civile u mblodhën rreth orës 11:00, për të kundërshtuar ndërtimin e 17-katëshit, pasi sipas tyre ndërtimi i këtij pallati nën digë, krijon jo vetëm premisat për tharjen e Liqenit Artificial, por rrezikon edhe çarjen e digës dhe rrjedhimisht edhe jetën e banorëve dhe bizneset përreth.
Ata kërkuan që kjo pjesë e qytetit të jetë një hapësirë publike në shërbim të qytetarëve, ndërsa theksuan se nëse politika nuk merr masa për ndalimin e këtij ndërtimi, atëherë protesta e tyre do të përshkallëzohet deri në përdorimin e dhunës.
“Nëse ndërtojmë këtë pallat 17-katësh, liqeni do të thahet. Kjo sepse është e pamundur që liqeni të bashkëjetojë me pallatet. Nëse kjo ndodh ne do të dalim sërish në protestë. Ne duam që gjithë këtë pjesë, siç është në hartën e planit të bashkisë në 2013 të jetë e qytetarëve për parqe dhe hapësira publike”, u shpreh Ervin Goci pedagog i Universitetit të Tiranës.
KOHA JONË SONDAZH

