Protesta te Unaza e Re, Berisha nxjerr videon: Rama ndryshoi projektin
Ndërkohë që banorët e Astirit janë sot në ditën e 14 të protestës kundër shembjes së banesave pa marrë më parë dëmshpërblimin, ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një video denoncuese, sipas të cilës, thotë se punonjësit e bashkisë i ndërpresin energjinë biznesesve në zonën të Unaza e Re.
Sipas tij, me porosi të Ramës është ndryshuar projeti dhe është rritur “gjerësia e unazës nga 27m që ishte projekti i miratuar në 63 m, dhe trotuari i njerës anë nga 11 në 33 m për të afruar rrugën afër ndërtimeve të trafikantëve”.
Postimi i Berishes
Banditet e Lal Plehut heqin shtyllat e korentit dhe i nderpresin energjine biznesesve ne zonen e Astirit, Unaza e Re. Edi Rama Lal Plehu kane ndryshuar projektin dhe kane rritur gjeresine e unazes nga 27m qe ishte projekti i miratuar ne 63 m, dhe trotuarin e njeres ane nga 11 ne 33 m per te afruar rrugen afer ndertimeve te trafikantve dhe narko qeveritareve! sb
KOHA JONË SONDAZH

