Protesta tek Kuvendi, Policia: 6 efektivë të lënduar, distancohuni nga dhuna

Policia e Shetit, ka reaguar zyrtarisht për tensionin e krijuar në protestën që po zhvillohet para Kuvendit nga banorët e zonës së “Astirit”. Sipas deklaratës për mediat, policia thotë se 6 efektivë janë lënduar.

”Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilat dhe janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore”.

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit i bën thirrje protestuesve dhe përfaqësueve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit.

Njoftimi i plotë

Gjatë protestës që përshkallëzoi në akte dhune ndaj forcave të rendit, përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë janë plagosur 6 efektivë të Policisë së Shtetit. ` Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilat dhe janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Një punojëse policie ka dëmtime më të rënda në krah. Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësueve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit.

SHKARKO APP