FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protestat, Koçi propozon anullimin e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 dhe zgjedhjen e Presidentit nga populli

Ish-deputeti i PS, Petro Koçi thotë se protesta që është në ditën e 16-të sot, duhet të kanalizohet drejt ndryshimeve që i nevojiten sistemit politik dhe institucional në vend. Për të një nga çështjet që kërkon ndërhyrje të menjëhershme janë ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, ndërkohë që propozoi një ribalancim të pushteteve në vend përmes zgjerimit të kompetencave të Presidentit të Republikës. Sipas tij, kreu i shtetit duhet të marrë më shumë rol në sistemin institucional dhe të mos zgjidhet më nga Kuvendi por nga populli.

”Është një protestë politike që duhet të orientohet në drejtimin e duhur. Nga një protestë që kërkon të rrëzojë pushtetin duhet të kërkojë demokraci që do të nxiste veprimin e mazhorancës për të vepruar me reforma të shpejta për funksionimin e shtetit dhe demokracisë. Kam parasysh këtu anulimin e menjëhershëm të ndryshimeve kushtetuese të 2008 që e kthyen republikën nga parlamentare në kryeministrore. Veç kësaj ka vend për të balancuar më shumë pushtetet, duke zgjeruar pushtetin dhe kompetencat e presidentit të republikës, që duhet të zgjidhet direkt nga populli kur ka zgjedhje vendore”,-tha Koçi.

Në analizën e tij për ndryshimet që kërkon sistemi politik, Koçi përfshiu edhe reformimin e sistemit zgjedhor. Sipas tij, modeli aktual duhet të jetë i tillë që t’u japë mundësi rrymave të reja politike të konkurrojnë me më shumë shanse në jetën politike të vendit. ”Sistemi zgjedhor duhet të jetë më demokratik dhe të lejojë më shumë pluralizëm dhe shanse për rryma të reja politike”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?