Protestat para SPAK, Basha ironizon Berishën dhe Ramën: Kurseni energji, bëjini bashkë

Lulzim Basha ka reaguar pas protestës së radhës para SPAK të Sali Berishës.

Basha ironizon duke thënë se protestat para Prokurorisë së Posaçme janë bërë si radha e qumshtit, ku një ditë Rama bën protestë, një ditë Berisha. Ai më tej u sugjeron që t’ia heqin merakun njëri-tjetrit dhe t’i bëjnë protestat bashkë, pasi kështu kursejnë dhe energji.

”Janë bërë protestat para SPAK-ut si radha e qumshtit, një ditë njeri, një ditë tjetri. Hiqjani merakun njëri-tjetrit, kursejini energji, bëjini protestat bashkë. Shqipëria meriton drejtësi, dhe do të ketë drejtësi”, shprehet Basha në reagimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?