FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protestat për Zvërnecin, ministri Gogu: Kur njerëzit ushtrojnë të drejtat e tyre, kanë ngazëllim

Në Tiranë është mbajtur dita e pestë e protestës kundër projektit në Zvërnec. Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu thotë se protesta është një e drejtë kushtetuese dhe për këtë arsye, qytetarët shprehin ngazëllim. Gjithsesi ai shton se sfida sot është zgjidhja e kësaj mosmarrëveshje mes qytetarëve dhe qeverisë.

“Absolutisht që duhet të ishte një qasje tjetër, nëse po përshkruajmë fenomenin e 29 apo 30 majit, atë skenë të turpshme që unë besoj se sot ka fajtorë dhe që po ballafaqohen me ligjin ata që e kanë shkelur. Njerëzit kur ushtrojnë të drejtat e tyre kushtetuese, kanë ngazëllim.

Protesta është një nga ato të drejta. E kam përjetuar atë ngazëllim kur e drejta për të protestuar nuk ishte kushtetuese. Protesta është e drejtë kushtetuese, të bën të ndihesh mirë, por sfida jonë, qoftë në rastin e Zvërnecit, qoftë në atë të Rrjollit, është sfida e një demokracie funksionale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sfida jonë është si do të mund të zgjidhim këtë mosmarrëveshje. Këta njerëz nuk besojnë te këto institucione dhe kanë dalë aty. Në një shtet ku funksionon ligji, konfliktin dhe mosmarrëveshjen e zgjidh institucioni, jo forca. Kjo do të bëjë edhe rifitimin e besimit nga qytetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj në çdo demokraci funksionale duhet të shkosh ose te fleta e votimit, ose te referendumi, ose te Gjykata Kushtetuese”, u shpreh ministri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?