Protestat, Rama: Gjysmë milioni njerëz do marrin për 3 muajt e ardhshëm 30 mijë lekëshin

Në një takim këtë të dielë me punonjës të profesioneve të ndryshme, kryeministri Edi Rama sulmoi protestat e mbajtura kundër rritjes së çmimeve, duke kujtuar luftën në Ukrainë, që sipas tij është një prej shkaktarëve. Teksa sqaroi paketën sociale, Rama tha se gjysmë milioni njerëz do të marrin për tre muajt e ardhshëm 30 mijë lekëshin.

“Gjysmë milioni njerëz që do të marrin për 3 muajt e ardhshëm 30 mijë lekëshin që kompenson rritjen e çmimeve.

Rritja e çmimeve është e përllogaritur në bazë të çmimeve të mëparshme dhe në bazë të konsumit dhe përllogaritja e INSTAT për këtë rritje është 7% që i bie në një mesatare 25 mijë lekë të vjetra i shtohet një familje për çmimet e shportës.

Për familje që nuk janë të ardhura të larta dhe prandaj ne do shtojmë 30 mijë lekë direkt në dorë që pavarësisht rritjes së çmimeve familjet të blejnë ushqimet e shportës, të mos iu mungojë asnjë lekë për të blerë ushqimet e shportës”, tha Rama.

SHKARKO APP