Protestë? Adriatik Lapaj: Po dolëm nuk di kthehemi më! S’u bëj xhiro në Kryeministri
Drejtuesi i Lëvizjes ”Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj nuk i ka përjashtuar si mundësi protestat, megjithatë ai paralajmëron se në rast se do të thërrasë qytetarët në protestë, nuk do t’i ngjajë protestave të bëra deri më tani nga opozita.
”Kur të dalim në shesh nuk do kthehemi më, nuk bëjmë nga këto, bëj një vizitë aty, ndaj po dolëm nuk kthehemi pas, nuk i shoh njerëzit si thasë çimento, njerëzit janë identitete, njerëzit kanë vlera”, u shpreh ai.
Duke u ndalur të zhvillimet aktuale, ai u shpreh se opozita ka qenë në të drejtën e saj për kërkesat e parashtruara dhe tërheqja e mazhorancës dhe ulja në tryezën e diskutimeve “i bën nder”.
”Më krijojnë bezdi në komunikim, në mënyrën e komunikimit, nuk e kemi më këta garën, e kemi me veten, për të qenë me ide të mira dhe për të qenë njerëz që nuk biem pre e veseve. Kjo opozitë ka pasur të drejtë, fakti që mazhoranca është tërhequr i bën nder”, u shpreh Lapaj në A2 CNN.