FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protestë në Durrës kundër parkimit me pagesë, qytetarët kundërshtojnë tarifat e reja

Qytetarë të Durrësit, të mbështetur nga dega lokale e Partisë Demokratike, janë mbledhur në qendër të qytetit për të protestuar kundër vendimit të Bashkisë së Durrësit për vendosjen e parkimit me pagesë në një sërë rrugësh dhe hapësirash publike.

Protestuesit shprehën kundërshtimin ndaj tarifave të parashikuara, duke argumentuar se ato rëndojnë financiarisht qytetarët. Ata deklaruan gjithashtu se nuk janë konsultuar nga bashkia përpara zbatimit të projektit dhe kërkuan më shumë transparencë mbi mënyrën se si do të funksionojë sistemi i ri i parkimit. Sipas tyre, mbeten ende paqartësi lidhur me procedurat e kontrollit, pagesës dhe zbatimit të këtij projekti në praktikë.

Vendimi për parkimin me pagesë është miratuar nga Këshilli Bashkiak i Durrësit dy vite më parë, por zbatimi i tij ishte shtyrë deri tani. Me nisjen e vendosjes së sinjalistikës horizontale me ngjyrë blu në rrugët e qytetit, projekti duket se ka hyrë në fazën përfundimtare të implementimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas skemës së miratuar nga bashkia, Durrësi do të ndahet në dy zona tarifimi. Zona A përfshin qendrën e qytetit dhe akset me aktivitet të lartë tregtar, ku tarifa e parkimit do të jetë 100 lekë për orë. Në këtë zonë bëjnë pjesë rrugë si “Taulantia”, “Currilat”, si dhe bulevardet “Epidamn” dhe “Dyrrah”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, Zona B, që përfshin rrugë si “Aleksandër Goga”, “Mujo Ulqinaku”, “Stefan Kaçulini” dhe akse të tjera periferike, do të ketë një tarifë prej 40 lekësh për orë.

Sipas planit të Bashkisë së Durrësit, parkimi me pagesë do të aplikohet nga e hëna në të premte. Gjatë sezonit turistik, nga 1 qershori deri më 30 shtator, tarifimi do të jetë në fuqi nga ora 08:00 deri në 20:00, ndërsa gjatë pjesës tjetër të vitit do të zbatohet nga ora 08:00 deri në 18:00.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?