Protestë para Gjykatës, thirrje: “Lironi çunat”
Paraditen e sotme, para Gjykatës Penale të Tiranës është mbledhur një grup qytetarësh në shenjë proteste, në pritje të vendimit për caktimin e masës së sigurisë ndaj 21 personave të arrestuar gjatë tubimit të së martës, më 2 korrik, para Kuvendit.
Qytetarët e pranishëm kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre ndaj arrestimeve, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të të ndaluarve. Ata janë dëgjuar duke thirrur në mënyrë të përsëritur slogane mbështetëse si “Lironi çunat” dhe “Nuk jeni vetëm”, duke krijuar një atmosferë solidariteti me protestuesit e arrestuar.
Qytetaret kërkojnë që gjykata të mos vendosë masa të ashpra sigurie dhe të lejojë lirimin e personave të ndaluar, duke e konsideruar arrestimin e tyre të padrejtë në kuadër të protestës së zhvilluar më parë. Situata vijon të mbetet në ndjekje, ndërsa qytetarët presin vendimin e gjykatës brenda ambienteve përreth saj.
KOHA JONË SONDAZH

