Protestë para spitalit të Lushnjes, kërkohen investime dhe shërbime më cilësore
Qytetarët në protestë për spitalin e Lushnjës, kërkohet përmirësimi i kushteve dhe status rajonal
Në Lushnjë ka nisur një protestë e qytetarëve, e fokusuar te problemet në sektorin shëndetësor dhe kushtet në spitalin e qytetit.
Dhjetëra protestues u mblodhën fillimisht para Spitalit të Lushnjës, për të ngritur shqetësimet e tyre lidhur me gjendjen e institucionit shëndetësor. Më pas, ata marshuan drejt sheshit qendror të qytetit, ku kërkuan ndërhyrje të menjëhershme dhe dhënien e statusit rajonal për spitalin.
Qytetarët u shprehën se ky është një problem i kahershëm, për të cilin, sipas tyre, mbajnë përgjegjësi të gjitha qeveritë ndër vite. Në protestë ishte i pranishëm edhe deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi.
Protestuesit kërkojnë përmirësimin e kushteve në Spitalin e Lushnjës dhe marrjen e masave konkrete për rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët e zonës.
KOHA JONË SONDAZH

